Një zgjidhje e mundshme për një nga problemet më komplekse logjistike në botë, përkatësisht transportin e turbinave të mëdha me erë, mbërrin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Quhet WindRunner, avioni i projektuar në Kolorado nga startup-i i energjisë Radia.
Avioni përfaqëson një risi të vërtetë aeronautike e cila hap rrugën për përdorimin e turbinave me erë të dimensioneve të papara më parë dhe që mund të transformojë peizazhin energjetik të së ardhmes.
Turbinat e mëdha me erë prodhojnë shumë më tepër energji sesa ato me madhësi standarde, por komponentët janë shumë të mëdhenj për t’u transportuar me rrugë.
Kompleksiteti lidhet mbi të gjitha me madhësinë dhe peshën e teheve, me ato të gjeneratës së fundit mund të arrijnë gjatësinë deri në 80 metra.
WindRunner ka një gjatësi prej 108 metrash dhe një lartësi 24 metra. Shtrirja është e krahasueshme me atë të një fushe futbolli amerikan. Për sa i përket kapacitetit, mund të transportojë deri në 80 tonë.
“Turbinat me erë më të mëdha të sotme dhe ato akoma më të mëdha të së ardhmes nuk mund të transportohen në fermat kryesore të erës në tokë nëpërmjet infrastrukturës tokësore”, thotë Radia në faqen e saj të internetit.
Radia zbulon se WindRunner mund të prekë qiellin deri në vitin 2027.
Themeluesi i Radia dhe shkencëtari i raketave Mark Lundstrom, i trajnuar në MIT në Boston, beson se “qëllimi i tij kryesor është të përshpejtojë rritjen e energjisë së erës”.
Parqet e erës në tokë gjenerojnë rreth dyfishin e fuqisë së instalimeve aktuale, duke e bërë energjinë e erës konkurruese në zona që aktualisht nuk janë të zbatueshme.
Aktualisht, tehet e turbinave sot janë zakonisht 70 metra, por Radia dëshiron të vendosë fletë deri në 104 metra.



