
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi tha gjatë një interviste se pritet që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës para takimit të 14 shtatorit, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiçit.
Duke folur për procesin e dialogut, Bislimi theksoi se Serbia jo vetëm që e ka ridrejtuar dialogun e Brukselit nga normalizimi në menaxhimin e krizës, por ka arritur gjithashtu të promovojë BE-në nga një lehtësues në një negociator.
Deklarata e BE-së e 3 qershorit, së bashku me masat e vendosura më pas e konfirmojnë këtë. Megjithatë, në më pak se dy javë do të ketë një takim të ri të nivelit të lartë dhe pritet që BE-ja të sigurojë barazinë e palëve në dialog duke hequr masat ndëshkuese para këtij takimi.



