Aeroporti i Vlorës, asnjë shenjë për nisje punimesh (VIDEO)

Aeroporti i Vlorës, asnjë shenjë për nisje punimesh (VIDEO)

Fillimi i këtij viti për kryeministrin Edi Rama nisi me një premtim të madh. Ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Në janar të këtij viti kryeministri Edi Rama shkroi në Facebook se në qershor të këtij viti do të nisin punimet për ndërtimin e aeroportit. Por çfarë po ndodh aktualisht në fushën e Akërnisë.

Banorët thonë se para disa muajsh kanë parë disa persona të cilët kanë marrë kampionet e tokës dhe që prej atëherë asgjë nuk ka ndryshuar në atë zonë. Ndërkohë në muajin korrik kryeministri Rama bëri një tjetër premtim ku tha se do të punësohen 1 mijë vetë ndërsa indirekt do të punësohen dhjetra mijëra

Oferta për ndërtimin e aeroportit të Vlorës është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction dhe Kolin Construction. Ndërkohë grupet e negocimit vijojnë bisedimet për finalizimin e kontratës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy