Demokraci apo meritokraci? Suedezët preferojnë ekspertët para politikanëve të zgjedhur me votë

Demokraci apo meritokraci? Suedezët preferojnë ekspertët para politikanëve të zgjedhur me votë

Suedia mund të mos jetë bastioni i demokracisë në kuptimin që e percepton pjesa tjetër e botës. Një sondazh i fundit nxori se një pjesë e madhe e rinisë suedeze preferojnë më shumë që vendin ta drejtojnë ekspertët në vend të politikanëve të zgjedhur me votë.

Sondazhi është zhvilluar nga kompania analitike “Kairos Future”, e cila ka pyetur 6 mijë suedezë të moshës 15-25 vjeç. 54% e tyre u përgjigjën se e shohin positive idenë sipas të cilës “për të vendosur se çfarë është më e mira për vendin, duhen lënë të vendosin ekspertët dhe jo parlamentarët e qeveria”.

Åsa Knaggård, një studiuese e lidhjeve mes shkencës dhe politikës në Universitetin e Lundit, thotë se “të rinjtë kanë ndjesinë se politikanët janë të paaftë për të zgjidhur problemet me të cilat ne përballemi”.

Po në të njëjtin sondazh, 51% e të pyeturve thanë se e drejta e votës nuk duhet t’u jepet atyre që “nuk dinë asgjë për politikën”.

Profesori i shkencave politike në Institutin për Studime të Ardhshme, Ludvig Beckman, thotë se kjo gjetje mund të jetë shqetësuese.

"Ata që argumentojnë se njohuria është një parakusht për të drejtën e votimit, tradicionalisht kanë kërkuar të përjashtojnë nga demokracia grupe si punëtorët apo zezakët", thotë Beckman.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy