Vrau motrën me thikë, zbardhet dëshmia e 40-vjeçares: Ishte e alkoolizuar, kërcënoi se do më vriste mua dhe nënën

Vrau motrën me thikë, zbardhet dëshmia e 40-vjeçares: Ishte e alkoolizuar, kërcënoi se do më vriste mua dhe nënën

Marsela Pushani, e cila dyshohet se masakroi me thikë të motrën, mesditën e së shtunës (2 shtator) në banesën ku jetonin në kryeqytet ka dëshmuar në polici se veproi në kushtet e vetëmbrijtujes pasi ajo “Na kërcënoi se do të na vriste”.

Sipas autores së dyshuar e motra ishte e alkoolizuar prej 10 vitesh dhe problematike. Ajo tregoi se në momentin kur ndodhi krimi, viktima Amanda Pushani e kishte kërcënuar me jetë atë dhe nënën e saj.

Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”.

Mësohet se viktima ishte e alkoolizuar dhe shkonte në supermarket të lagjes ku banonte, e kërkonte pije alkoolike, si edhe kishte konflikte me ta. Vetë banorët e zonës tregojnë jashtë kamerës se shpeshherë dëgjonin zhurma nga kati i parë i pallatit, në të cilin jetonin motrat Pushani, sëbashku me të ëmën e tyre.

Policia ka referuar materialet në prokurorinë e Tiranës për veprën penale, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy