Peskov: Rusia nuk ka interes që të ndërpresë furnizimin e plotë me gaz për Europën

Peskov: Rusia nuk ka interes që të ndërpresë furnizimin e plotë me gaz për Europën

Rusia nuk është e interesuar për një ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz për vendet e Europës, pasi Moska garanton kryesisht sigurinë energjetike të Bashkimin Europian.

Kështu u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi i Presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov, raporton Tass.

Rusia nuk është e interesuar për një gjë të tillë”, tha ai, duke komentuar deklaratën e Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen se përballë furnizimeve të reduktuara të gazit nga Rusia, Europa duhet të përgatitet për ndërprerjen e plotë të tij.

Rusia është një furnizues i përgjegjshëm i gazit dhe pavarësisht se çfarë thotë dikush në Komisionin Europian, në kryeqytetet europiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia ishte, është dhe do të vazhdojë të jetë vendi që garanton në masë të madhe sigurinë energjetike të Europës.

Nëse Europa vazhdon në rrugën e saj të vendosjes totalisht së kufizimeve dhe sanksioneve të pamatura, atëherë situata do të jetë ndryshe. Por Rusia nuk është e interesuar për një gjë të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy