
Tessa e njohur si astrologe atipike në një lidhje skype me emisionin Zgjohu me MCN KA rrëfyer për jetën e saj dhe pasionin për astrologjinë.
Ajo ka rrëfyer dhuntinë e saj të veçantë për astrologjinë dhe se gjithçka ka nisur që në moshën 17 vjeçare kur ajo nisi ti besonte më tepër intuitës dhe parandjenjave të saj.
Jam një person i lidhur shumë me hënën dhe simboli është si energji e mbartur nga jeta ime e kaluar, është një simbol ku në një moment të jetës time mendova se kisha përmbushur një cikël.
Unë e shoh veten si një kanal i hyjnores dhe njerëzores që për shumë vite e kam refuzuar këtë udhëtim sepse vjen me ato bagazhet e veta. që fëmijë kam qenë shumë e lidhur me botën e përtejme, intuitën e kam pasur shumë të aktivizuar, mund të shihja dhe gjëra që mund të ndodhnin, dmth i shihja si vizion dhe i parandjenja.
Në moshën 17 vjeç nisa të ndjeja një zë brenda vetes dhe kuptova se do duhej ta përqafoja pak më tepër veten time dhe aty nisi rrugëtimi im shpirtëror dhe thellohet me kalimin e kohës.
E shihja atë horoskopin rutinë që jepej në mëngjes por nuk i besoja, dhe nisa të lexoja shumë dhe duke studiuar veten time fillova të kuptoja më shumë dhe për njerëzit. Mbaj mend para 10 vitesh se atëherë e kam pranuar publikisht për të qenë në shërbim të njerëzve dhe i ndihmoj.
Më tej Tessa ka bërë dhe një guidë shpirtërore për të gjithi shenjat e zodiakut për muajin mars duke i përcjellë secilës dhe një mesazh.
Dashi
Dashit në mars i kërkohet të punojë me limitet, ti ketë sa më të shëndetshme me veten e tij dhe njerëzit e tjerë dhe mbi të gjitha të mësohet të thotë jo sepse po e tha po me zor i krijon gjëra kaotike. Kujdesu për energjinë tënde sepse marsi është deciziv për të ardhmen.
Demi
Demi është pak kaotik dhe i frikësuar, por dua ti them të vazhdojë rrugën e nisur dhe të besojë te vetja dhe besimi dhe të ecë përpara.
Binjakët
Kërceni me jetën, bëjini gjërat ndryshe dhe aktivizoni përsëri vorbullën tuaj të stomakut që është energjia e diellit brenda jush. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur deri tani.
Gaforrja
Ky është vitit juaj, marsi po ashtu, por mos harroni se çdo gjë që ka ndodhur ka ndodhur që ju të thyheni në mënyrë që të shfaqni plotësisht dritën tuaj rrezëllitëse. Mos u fshihni në guaskën tuaj dhe na tregoni kush jeni për të gjetur të gjitha oportunitetet.
Luani
Duhet ti dedikohet energjisë femërore, bashkëpunimit me njerëzit, të mësojë diçka të re, apo të fillojë rrugëtimin e tij shpirtëror.
Virgjëresha
I kërkohet të bëjë një kërcim shpirtëror, të hidhet dhe të besojë se universi, Zoti do e kapë dhe nuk do bjerë me turinj në tokë. Duhet të lidhet me intuitën dhe të gjejë besimin e humbur kohën e fundit.
Peshorja
Do jetë një muaj trasformativ, peshorja duhet të pranojë ndryshimin, të hapë zemrën dhe të bëhet njeriu më autentik që ka qenë, duhet të përqafojë ndryshimin.
Akrepi
Për marsin akrepi do jetë i suportuar, mund të ndjehet pak i vetmuar dhe i mbyllur, por është ok të kërkoni ndihmë, të hapni pak energjinë tuaj që dikush tjetër të futet brenda jush, pra bashkëpunoni dhe kërkoni ndihmë nëse keni nevojë.
Shigjetari
I kërkohet që në mars të kujdeset për veten e tij në çdo nivel të mundshëm, të ndal disi vrullin e shpejtë dhe të përgatitet për muajit në vijim.
Bricjapi
Jeni luftarak dhe i përballoni sfidat, ndërsa i them se duhet të lënë disi mënjanë biznesin dhe të kthehen nga zemra për të gjetur ato përgjigjet që ju mundojnë.
Ujori
Marsi është momenti që ju filloni të socializoheni përsëri, bënë bashkëpunime, biseda, dalje, kthehet me njerëzve.
Peshqit
I kërkohet të bëjnë një reflektim të thellë dhe të lidhen me trurin, intuitën dhe nëse ka diçka që trupi i tyre i thotë që kjo nuk është për ty ta lëshojnë dhe anasjelltas. Muaj mars është juaji që peshqit fillojnë dhe besojnë më shumë intuitën e tyre.



