Mbrëmjen e sotme në ambientet e Ministrisë të Punëve të Jashtme ka nisur punimet Konferenca e Ambasadorëve 2016. Kjo konferencë startoi me pjesmarrjen në panel të Ambasadorit Italian, Paolo Gentiloni dhe të Ministrit shqiptar Bushati.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët. Por mbi të gjitha Bushati u ndal tek samiti i NATO-s i mabjtur disa ditë më parë në Varshavë.
“Samiti i NATO-s ishte i suksesshëm për Shqipërinë, pasi konfirmoi rëndësinë e rajonit tone për arkitekturën europiane. Ka një larmishmëri tenatikash që mbart sot fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare. Në një botë të dixhitalizuar qytetarët presin shërbime më cilësore prej nesh. Kjo është detyrë e të gjithëve, për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen” – deklaroi mes të tjerash Ministri Bushati.
Ndërsa Ambasadori Italian, Gentiloni e konsideroi të rëndësishme këtë konferencë të organizuar nga Bushati, pasi vjen si përgjigjie ndaj sfidave që po përballet rajoni por edhe më gjerë. Si për shembull, sipas diplomatit italian, Brexit ishte një moment shokues për të gjithë Europën por kjo është një sfidë që duhet tejkaluar së bashku me vështirësitë e tjera. Gentiloni gjithashtu u ndal edhe tek lufta e vazhdueshme ndaj terrorizmit duke theksuar edhe një herë se Italia do të vijojë të kërkojë integrimin e përshpejtuar të Shqipërisë në Europë.
Më poshtë fjala e Ambasadorit Italian, Paolo Gentiloni:
‘’Shokues për vendet e BE ishte referendumi i Britanisë së Madhe, sepse Brexit është një vështirësi që uroj fort që të mund t’i përgjigjemi në mënyrë të mirë menduar me një proces negociatash i cili do të jetë jo i lehtë sepse nuk ka precedentë për të. Ne nuk do të heqim dorë nga negociatat me Britaninë sepse do të vijojmë ta kemi një vend mik. Përfitojmë nga rasti t’i shprehim urimet tonë kryeministres së re angleze. BE nuk do të heqë dorë nga shtyllat e BE, por shoku që na erdhi nga dalja e Britanisë mund të na shërbejë edhe si një e mirë.
Na duhet një Europë që duhet tu japë zgjidhje sfidave dhe të kuptojë kapacitetet e saj. Në radhë të parë duhet të përballojmë krizën dhe luftërat. Të gjithë e dimë se lufta e këtyre viteve kundër terrorizmit ka rritur rezultate. Por ky nuk është fundi, pasi fitimi i disa betejave shton presionin që terrorizmi mund të bëjë. Në këtë moment duhet të jemi në gjendje të përballojmë valët e emigrimit. Një vend si Shqipëria dhe Italia që kanë përballuar prej viteve emergjenca dhe emigrantë, e dimë që emigracioni është një problem që ka kohë ndodh. Duhet të jemi shumë më të shpejtë dhe të vendosur në veprimet që do ndërmarrim.
Interesimi duhet të jetë i dyfishtë, nga një anë me zbatimin e marrëveshjes me Turqinë dhe arritja e marrëveshjes me disa vende afrikane nga të cilat vijnë flukset më të mëdha të emigrantëve. Ky është një problem që duhet ta trajtojmë në vitet që vijnë duke e studiuar dhe trajtuar e planifikim.
Nëse Afrika do ketë një zhvillim domethënës në 20-30 vjetet e ardhshme e gjithë bota do të jetë shumë më mirë. E kam fjalën këtu edhe për idenë e projektit të zhvillimit kinez, që është projekti më i madh infrastrukturës ditët e sotme. Unë besoj se që ne, Italia dhe Shqipëria, e dimë që Brexit mund të shërbejë si një mundësi për të kuptuar rëndësinë e procesit të zgjerimit të Ballkanit.
Marrëdhëniet trepalëshe Itali-Serbi-Shqipëri kanë qenë të vështira në fillime, por me kalimin e kohës gjërat kanë ndryshuar. Në ditëlindjen e Ramës në Paris kryeministri serb këndoi disa këngë italiane. Pra janë zhvilluar marrëdhëniet 3-palëshe. Ballkani duhet të shihet si një perspektivë e mirë për të cilën Europa ka nevojë për këto momente. Jemi fqinj, jemi një partner shumë i rëndësishëm ekonomik prandaj dhe duam që të kemi një frymë bashkëpunimi.
Italia prej kohësh është munduar dhe do të vazhdojë ta përshpejtojë integrimin e Shqipërisë në BE. Është kënaqësi të marr pjesë në një takim me diplomatët shqiptarë. Nuk e di çfarë ndodh në Shqipëri por në Itali diplomacia shpesh nënvlerësohet pa arritur t’i njihet roli i madh që ajo luan në përmirësimin e vendeve''.



