Kuvendi i Kosovës po shqyrton sot një mocion për rrëzimin e qeverisë, i propozuar nga partitë e opozitës, mbështetur nga 42 deputetë.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke paraqitur para deputetëve qëndrimin e qeverisë, lidhur me mocionin e mosbesimit ka thënë se mocioni është një tendencë qëka për qëllim që dëmet e qeverive të mëparshme t’ia faturojë qeverisë aktuale.
Mustafa ka thënë se mocioni është një pamflet politik pa asnjë bazë argumentuese.
“Është një tendencë që dëmet që kanë krijuar nga qeveritë e kaluara t’i mveshen kësaj qeverie, është e pa pranueshme dhe ka për pasojë destabilizimin e vendit përmes krijimit të mosbesimit në institucione përmes vakumit institucional dhe ka për qëllim për fshehjen e personave që kanë shkaktuar dëme milionshe këtij vendi”, tha ai.



