Nano: Rama i ka rezistuar presionit të Erdogan për gylenizmin

Nano: Rama i ka rezistuar presionit të Erdogan për gylenizmin

Analisti Mustafa Nano thotë se kryeministri Edi Rama i ka rezistuar presionit të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për gylenizmin.  

Nga studio e lajmeve të MCN TV, Nano u shpreh se gylenistët janë këtu dhe i japin ton jetës islame në Shqipëri, ndërkohë që shtoi se “Erdogan nuk ka punë me lëvizje të tilla në Shqipëri”.

Intervista:

Z. Nano, shumë vëmendje për vizitën e Erdogan. E aryetuar sipas jush?

Nano: Shqiptarët e shohin Turqinë të ndarë nga perëndimi, por nuk është e ndarë me thikë. Shoh frikëra të tepërta por edhe një merak të shëndetshëm.

Z. Nano, ky afrim me Turqinë, ndikon, në raportet me BE dhe ecurine e integrimit sipas jush?

Nano: Mund të ketë një lloj ndikimi tek orientimi i vetë shoqërisë shqiptare. Me Erdogan ka ndodhur kjo gjë, para Erdogan Turqia ka qenë laike, e ka pasur shumë interesante këtë pjesë. Erdogan ka dimensionin që mban Kuran me vete. Ai edhe look-un e ka islamik, gruan e ka të mbuluar. Vëmendja e Erdogan në dimensionin fetar është bgezdisës.

Përfaqësues të Komunitetit Mysliman Shqiptar, nuk u ftuan në në inagurimin e Xhamia e Et’hem Beut në Tiranë. Si e lexoni ju ketë? Mund të ketë pasoja?

Nano: Është shmangur pjesa gyleniste dhe të gjithë e dimë që Erdogan e ka merak Gylenin dhe lëvizjen gyleniste. Erdogan vazhdon ti ketë fiksim dhe vazhdon të jetë i terrorizuar nga një njeri që jeton në Pensilvani dhe menaxhon bizneset e tij me telefon. Gylenistët janë këtu dhe i japin ton jetës islame në Shqipëri. Erdogan nuk ka punë me lëvizje të tilla në Shqipëri. Edhe unë po të isha kryeministër dhe ka ardhur në Shqipëri dhe ka bërë investime do kisha merak mos ta shqetësoja. Kur vjen puna te gylenizmi Rama i ka rezistuar presionit të Erdogan dhe ka bërë mirë.  

Si e shihni shmangien e Presidentit Meta nga axhenda e Erdogan?

Nano: Agjenda të tilla përcaktohen më së shumti nga pala që vjen, është ajo që dikton parapëlqime të vetët. Mendoj se ka qenë Erdogan ai që nuk ka dashur të jetë aty. Nuk besoj se Ramës do ti prishte punë prania e presidentit në takim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy