
E prisnit ose jo, por tani testin për të mësuar nëse je apo jo me Covid mund ta blesh online. Amazon e shet tamponin online dhe të vjen në shtëpi për vetëm 110 dollarë, por duhet të jetosh në Amerikë. Kiti i testit, që është autorizuar nga Administrimi i Ushqimit dhe Barnave në SHBA, u vu në dispozicion për t’u shitur në Amazon të martën.
Kiti i DxTerity kushton 110 dollarë nëse blini një ose 1000 dollarë për 10.
Testi i DxTerity aplikohet duke pështyrë në tubin e saj bosh dhe më pas e dërgoni në një laborator me bazë në Los Angeles, përmes transportit me parapagim.
“Kërkohet vetëm një mostër e vogël e pështymës”, shkruhet në sqarimin e produktit në faqen e Amazon.
Pacientët mund ta marrin rezultatin nga 24-71 orëve, pasi mostra mbërrin në laborator.
"Ne kemi demonstruar besueshmëri dhe cilësi në testimet tona COVID-19 me biznesin e madh dhe tani duam ta zgjerojmë aksesin për klientët në shtëpi dhe bizneset e vogla”, tha Bob Terbrueggen, themelues dhe CEO i DxTerity.
Amazon nuk është platformë e parë që shet online testet Covid, pasi në tetor e njëjta gjë u bë nga ‘Costco’ për 130 dollarë dhe në dhjetor ‘Walmart’ për 99 dollarë.
Burimi Business Insider



