Dyfishohet numri i lopëve të detit të ngordhura në Florida

Dyfishohet numri i lopëve të detit të ngordhura në Florida

Një numër rekord i lopëve të detit kanë ngordhur këtë vit në Florida, kryesisht nga uria, thonë autoritetet e botës së egër.

Të paktën 841 nga gjitarët detarë kanë ngordhur midis 1 janarit dhe 2 korrikut.

Kjo thyen rekordin e mëparshëm të vendosur në 2013, kur 830 lopë deti ngordhën pas ekspozimit ndaj algave të dëmshme.

Këtë vit biologët thonë se shtretërit e barit të detit janë duke vdekur për shkak të ndotjes së ujit.

Ata thonë se çështja kryesore është rritja e ndotjes së detit e cila ka shkakton akumulim të algave dhe humbjen e barit të detit.

Instituti i Kërkimeve të Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida tha se shumica e vdekjeve kishin ndodhur gjatë muajve më të ftohtë, kur lopët e detit migruan në Lagunën e Lumit Indian, ku shumica e barit të detit kishin vdekur.

Ndërsa temperaturat ngroheshin dhe kafshët u shpërndanë përgjatë bregdetit të Atlantikut, goditjet nga anijet u bënë shkaku kryesor i vdekjes muajin e kaluar, tregojnë të dhënat zyrtare.

Të paktën 63 lopë deti janë goditur dhe vrarë nga anijet deri më tani këtë vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy