
Kryeministri Rama ka mbajtur premtimin që u ka bërë dy vogëlushëve Alesio dhe Aurelit, të cilët për të shpëtuar nga lëkundjet e forta të tërmetit, u hodhën nga pallati në Thumanë, dhe fatmirësisht ja dolën të shpëtonin me lëndime të lehta.
Rama i ka çuar dy vogëlushët në Itali dhe i ka takuar me dy legjendat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon, të cilët Alesio dhe Aureli i kishin idhuj. Sapo filluan lëkundjet e tërmetit, ata u hodhën nga pallati, njëri nga kati i pestë dhe tjetri nga i treti.
Kur Rama i vizitoi në spitalin e Traumës, Alesio dhe Aureli i thanë se ishin hedhur nga pallati pasi kishin idhull Ronaldon. Mbrëmjen e sotme Rama i ka çuar dy vogëlushët në Itali, për të takuar futbollistët e tyre të dashur.
Aureli dhe Alesjo morën edhe një kujtim të bukur, dy fanella me autografe nga dy futbollistët e njohur.

Alesio Cakoni u hodh nga kati i pestë i pallatit për të shpëtuar në momentin që ra tërmeti dhe sot fatmirësisht është mirë, ndërsa Aureli, u hodh nga kati i tretë për të vazhduar të jetojë gjatë.
Aurel Lala humbi motrën nga tërmeti, nëna është lënduar lehtë, ndërsa babai ishte emigrant në Greqi dhe u kthye sapo mori vesh lajmin.
Ndërsa Alesio i vogël, humbi babanë Kastriot Cakonin dhe motrën 15-vjeçare, Dritën.
Gjatë vizitës që kryeministri Edi Rama i bëri të vegjëlve në spital, ata shprehën ëndrrën që kishin për të takuar dy futbollistët e preferuar. Dëshirë e cila ju plotësua sot, në këto momente të vështira për ta, teksa kanë humbur njerëzit e tyre.



