Edicioni i 7-të i Balkan Film Market (BFM) do të zhvillohet nga data 13 deri më 17 dhjetor në Tiranë. Ky edicion mbledh së bashku profesionistë të fushës audio-vizuale nga vendet e Ballkanit dhe nga e gjithë Evropa, duke lehtësuar shkëmbimin e ideve, nxitjen dhe promovimin e bashkëpunimeve dhe duke inkurajuar prodhime të reja filmike.



