Ndërkohë që Kryeministri shqiptar dhe ai serb kanë shpallur nisjen e një periudhe paqeje në Ballkan, shtetet e rajonit tonë po armatosen me sisteme raketore nga më të sofistikuarat. Një zyrtar i lartë rus deklaroi se Moska do të furnizojë Serbinë me raketa defensive me rreze të gjatë veprimi.
Ballkani kthehet në vitet e Luftës së Ftohtë. Së shpejti në territorin e rajonit do të instalohen sisteme raketore të mëdha si pasojë edhe anëtarësimit të disa vendeve të rajonit në NATO.
Por Rusia ka bërë menjëherë kundërpërgjigjen e saj duke armatosur Serbinë, aleaten e saj të vjetër. Zv/kryeministri rus, Dmitry Rogozin, ka deklaruar se Moska do të zgjerojë planin e saj për të riarmatosur Serbinë, që në fakt si trashëgimtare kryesore e Jugosllavisë është një nga depot më të mëdha të armëve konvencionale dhe municioneve shkatërrimtare në Ballkan.
Rogozin, deklaroi për gazetën e njohur ruse Sputnik se Serbia është një aleat i fortë i Rusisë dhe furnizimi nuk duhet parë si një veprim ndaj dikujt tjetër, por ka theksuar faktin se Kroacia ka blerë armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zyrtari i lartë rus ka vizituar kohët e fundit Beogradin pikërisht për të biseduar mbi marrëveshjet e armatimit.
Bëhet fjalë për marrëveshje për instalime raketore defensive tokë ajër ajër- ajër.
Ndërkaq, Kroacia ka plan të blejë një system raketor amerikan ATACMS si dhe tanket M270 me hedhje raketore me kalibër 227 mm. Armët janë prodhuar nga Lockheed Martin. Ky system kushton 4 milion dollar.



