Tentoi të vrasë 2 persona duke i aksidentuar, policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Tentoi të vrasë 2 persona duke i aksidentuar, policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Policia ka shpallur në kërkim 36-vjeçarin Vladimir Toplana i cili tentoi të vriste nipin dhe xhaxhain. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Lumardhë të Fushë Arrëzit dhe sipas bluve të qytetit 36-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ka tentuar të vrasë nëpërmjet një aksidenti dy persona të cilët ndodheshin në një tjetër automjet.

Policia sqaron se "36-vjeçari V.T duke drejtuar mjetin e tij tip 'Landrover' ka goditur me qëllim vrasjen e personave që  ndodheshin në një tjetër mjet tip Ëolksëagen të drejtuar nga shtetasi A. G, 26 vjeç, banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz, dhe është larguar".

Si pasojë e goditjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit 'Wolksëagen' shtetasi A. G. dhe pasagjeri, xhaxhai i tij, M. G. 61 vjeç banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz.  

Policia thotë se "sipas deklarimeve të shtetasit A. G., shtetasi V. T.  më vonë i ka dalë përsëri para duke e kërcenuar me armë, pistoletë ku ka qëlluar në drejtim të tij, por nuk ka patur të dëmtuar". 

Grupi hetimor nuk ka gjetur gëzhoja në vendngjarje, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë në ngarkim të shtetasit V. T. për veprën penale "Vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentative", parashikuar nga neni 79/dh, 22, të Kodit Penal.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy