Uragani Harvey gjunjëzon Teksasin. Hjustoni është përfshirë nga stuhia më e madhe në historinë e shtetit të Teksasit. Shiu që përmbyti qytetin në një javë është sa shiu i një viti. Ndërkohë që numri i të vdekurve ka shkuar në tridhjetë.
Qindra rrugë u mbyllën në të gjithë qytetin, shtëpitë dhe spitalet u evakuuan dhe mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike. Shumë personazhe të njohur kanë dhuruar para në ndihmë të të prekurve nga uragani.
Aktorja me famë botërore Sandra Bullok ka dhuruar 1 milion dollarë në ndihmë të viktimave të stuhisë tropikale. Donacioni i saj i është dhënë Kryqit të Kuq amerikan në përpjekje për të ndihmuar ata të prekur nga përmbytjet katastrofike dhe shkatërrimet.
Gjithashtu edhe Kim Kardashian i ka dhuruar Kryqit të Kuq 500 mijë dollarë. Të tjerë personazhe që dhuruan para janw Chris Brown 100 mijë dollarë, Kevin Hart 50 mijë dollarë, Nicki Minaj 25 mijë dollarë.



