Kompanitë e tregtimit të karburanteve në vend një ditë pas vendimit të Bordit të Transparencës, e kanë mbajtur të unifikuar çmimin e naftës dhe benzinës, ndërkohë që në disa pika tregtimi çmimi i gazit ka patur luhatje që varjon nga 102-110 lekë.
E njëjta panoramë paraqitet edhe në qytetet e shkodrës, durrësit dhe gjirokastrës. Për çmimet tavan të fiksuara nga qeveria, pavarësisht se është publikuar formula e përllogaritjes, nuk ka transparencë të vlerave, për të cilat ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi tha në studion e lajmeve të MCN se kompanitë e tregtimit të karburanteve në vend po abuzojnë me çmimet.
Kortoçi thotë se në raste krizash, qeveria duhet të përcaktojë çmimin tavan.
Tashmë operatorët e shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, janë të detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet pasi në të kundërtën do të ndëshkohet duke nisur nga gjoba prej 2 mln lekë për ato që tregojnë me pakicë deri në 10 mln lekë për shumicën, por edhe heqja license nëse shkelja është e përsëritur".



