Ka përfunduar seanca e parë për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, i cili është në arrati prej disa muajsh dhe po gjykohet në mungesë, pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.
Mësohet se gjykata ka pranuar provat e dorëzuara nga prokuroria dhe mbrojtësit e Kajmakut.
Sakaq, bëhet me dije se seanca e radhës do të zhvillohet më 18 qershor, ora 10:00 dhe do të merren në pyetje dëshmitarët Gentian Picari, Laureta Omeri dhe Hekuran Brahimaj.
Kujtojmë që më herët prokuroria ka kërkuar të lihet në fuqi masa ‘arrest me burg’ për Kajmakun i cili ndodhet prej disa javësh në arrati, ndërsa autoritetet e drejtësisë i caktuan masën ‘arrest me burg’ që pasi KQZ-ja i hoqi mandatin e kryebashkiakut në 1 nëntor.



