Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi në një intervistë për televizionin shtetëror kroat HRT, theksoi se ai është kryetari i vetëm legjitim i Kuvendit dhe i dha afat 10 ditë presidentit Ivanov që ta japë mandatin për formimin e qeverisë së re, raporton Telegrafi Maqedoni.
Xhaferi gjatë ditës së sotme u fut në Kuvend, ku edhe u takua me zv.ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee. Ai njoftoi se nesër do të mundohet ta vendosë në funksion Kuvendin.



