Ura e fëmijëve mes Ukrainës dhe Rumanisë, ku ka nga një lodër për çdo refugjat të vogël

Ura e fëmijëve mes Ukrainës dhe Rumanisë, ku ka nga një lodër për çdo refugjat të vogël

Për refugjatët ukrainas që janë nisur drejt Rumanisë që nga fillimi i pushtimit rus, ura që lidh qytetin ukrainas të Solotvino me qytetin rumun të Sighetu, në veri të vendit, është bërë rrugë kalimi nga lufta në paqe, nga frika në shpresë.

Dhe prej disa ditësh, për shumë fëmijë, të cilëve tashmë u është dashur të përballen me tmerret e konfliktit, ajo urë përfaqëson gjithashtu një kthim në një jetë të qetë.

Policia kufitare rumune, së bashku me një grup vullnetarësh, në fakt kanë vendosur lodra të shumta në postbllokun që lidh dy qytetet.

Të vegjlit që kalojnë do të mund të zgjedhin lodrën e tyre dhe ta marrin me vete.

Tre milionë refugjatë janë larguar tashmë nga Ukraina, ku mes tyre rreth 1.5 milionë janë fëmijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy