Pronat, Cakrani: I gjithë sistemi është kapur nga mafia e tokave

Pronat, Cakrani: I gjithë sistemi është kapur nga mafia e tokave

Avokati Kujtim Cakrani thotë se mafia e tokave ia ka dalë të manipulojë regjistrat dhe sistemin e digjitalizuar të pronave. Cakrani tha në studion e MCN Economy se regjistrat i grisin dhe i shkatërrojnë vetë punonjësit e ASH-së të cilët punojnë për llogari të mafias së tokave.  

Zoti Lame ka thënë që në kadastrën e Tiranës janë grisur 12 mijë faqe të regjistrave të pasurive. Zoti Lame veçse tërheq vëmendjen, veçse bën shou. Në Jug bëhet davaja, aty ku janë interesat. Zoti Lame ka shkuar të bëjë kallëzim penal për 12 mijë dosje? Lamja nuk e ka bërë. Tani na thotë ka probleme me digjitalizimin se na kanë ndërhyrë. E kuptoj shoun, por a janë zgjidhur problemet e qytetarëve?

Lame njëherë në kaq kohë, në fundjavë një herë vishet si ushtar, njëherë si gjeneral. Zyrat e regjistrimit janë bërë gangrena e qytetarëve. Kostot janë shtuar shumë. ASHK është me vetëfinancim. Te e-Albania nuk merr gjithë informacionin e duhur. Problematikat janë të shumta.

Jemi për digjitalizimin. Nëse nesër sistemi bllokohet, si do të aksesojë qytetari. Dokumenti dhe regjistrat mbeten aty. Regjistrat i grisin dhe i shkatërrojnë vetë punonjësit e ASHK-së. Sot është krijuar mafia e tokave. Ajo ka arritur jo vetëm të grisë, jo vetëm të ndërrojë drejtorët, por punëson edhe juristë e drejtorë. E ka kapur gjithë sistemin mafia e tokave. Zoti Lame pse nuk i ka dhënë zgjidhje çështjes së pronave në bregdet? Ata po e zaptojnë bregdetin, po i bëjnë me pronarë të rinj duke eliminuar të vjetrit. Por krijojnë pronarë të rinj, investitorët strategjikë, klientë të qeverisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy