Rilindja Urbane 2/ Haxhiu, Loku dhe Gunbardhi: Rama dëshiron të zhvendosë vëmendjen nga situata në Shqipëri dhe mashtrimet për të ‘goditur’ gjoja administratën

Rilindja Urbane 2/ Haxhiu, Loku dhe Gunbardhi: Rama dëshiron të zhvendosë vëmendjen nga situata në Shqipëri dhe mashtrimet për të ‘goditur’ gjoja administratën

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar aksionin që ai e ka quajtur “Rilindja Urbane 2.0” si një projekt për përmirësimin e hapësirave publike, por kjo ka shkaktuar shqetësime dhe kritika nga përfaqësues të opozitës dhe ekspertë të ndryshëm. 

Panelistët në studion e “MCN Informacion”, Brunilda Haxhiu, zv. Kryetare e përgjithshme e Partisë së Lirisë, Rigerta Loku, anëtare e këshillit bashkiak të Mirditës dhe Geron Gunbardhi, anëtar i këshillit bashkiak të Vlorës, e cilësuan këtë aksion si një tentativë për të larguar vëmendjen nga problemet dhe shqetësimet e qytetarëve, duke përdorur këtë projekt për të shmangur kritikat dhe përgjegjësinë e administratës.

Ata e cilësuan këtë aksion si një përpjekje për të mbuluar vjedhjet dhe korrupsionin që kanë ndodhur në nivel qeveritar, duke larguar vëmendjen nga problematikat kryesore që prekin qytetarët.

Brunilda Haxhiu: 

Ky aksion është një dështim i pasuar nga dështimi i Rilindjes Urbane 1.0. Megjithëse janë investuar shifra të mëdha, rreth 2 miliardë euro, këto para janë përdorur për të përfituar individë të afërt me pushtetin, dhe jo për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Rilindja Urbane 1.0 ka dështuar dhe kjo është një e vërtetë e padiskutueshme. Ajo që është bërë deri tani është vetëm një ‘make-up’ që ka përmirësuar fasadën e qyteteve, por jo funksionin e tyre. Njerëzit ende nuk kanë shërbimet që u premtuan, dhe jetesa e tyre nuk ka ndryshuar.

Ky aksion mund të jetë një tentativë për të larguar vëmendjen nga problemi real i qytetarëve, dhe për të shmangur përgjegjësinë për dështimet e mëparshme të qeverisë.

Rigerta Loku nga ana tjetër, tha se, edhe pse janë bërë përmirësime të shpejta në sheshet dhe fasadat në Mirditë, këto ndërhyrje nuk janë të mjaftueshme për të përmirësuar jetën e njerëzve, veçanërisht në zonat rurale.

Në Mirditë, sheshet janë lyer, por kjo nuk mjafton. Boja po bie, dhe nuk po i ndihmon qytetarët. Kur ecim me karrocë për foshnja, nuk mund të kalojmë dot. Kjo është e papranueshme. 

Aksionet e tilla duhet të ndodhin jashtë sezonit turistik për të shmangur dëmet që mund të shkaktohen për banorët dhe turizmin. 

Kemi dëmet e shkaktuara nga aksionet në Theth, ku ndërhyrjet gjatë sezonit turistik kanë pasur pasoja të dëmshme për banorët dhe bizneset.

Geron Gunbardhi nga ana e tij, theksoi se, edhe pse ka pasur investime të mëdha në qytetet e Shqipërisë, përfshirë Vlorën, këto investime nuk janë shoqëruar me shërbime për qytetarët. 

Ai theksoi se është shqetësuese se ka shpenzuar shumë para, por qytetarët nuk kanë parë përfitime të prekshme nga këto projekte.

Në Vlorë janë investuar mbi 500 milionë euro, por sa shërbime janë ofruar për qytetarët? Kryeministri po tenton të mbulojë dështimet e tij me aksione të tilla që mund të jenë vetëm një mënyrë për të shmangur vëmendjen nga problemet reale.

Wshtw e gabuar të ndërmerren këto aksione në kulmin e sezonit turistik, duke krijuar përplasje dhe pasiguri për bizneset dhe qytetarët që janë të varur nga sezoni turistik.

Këto janë ca goditje anësore për tu hedhur ushqim këtij populli që mezi pret dhe mezi gëzon që ato biznese qe kanë 9 muaj që të punojnë 40 dite ne sezonin turistikë dhe gjithë pjesa tjetër e popullit po kënaqen që këta tani po goditen në kulmin e tyre, në këto ditë që ato lokale kanë punë.

 Vëmendja është Vilat qeveritare, vëmendja është grabitja e Portit të Vlorës, këto behën për të mbuluar grabitjet e radhës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy