
Kryetarja e Bashkisë Kurbin do të hetohet nga Prokuroria e Lezhës për tjetërsim dhe shkatërrim të pronës. Ndaj saj ka kryer kallëzim penal një qytetar, i cili pretendon se zyrtarë të bashkisë dhe kadastrës i kanë përvetësuar tokën bujqësore dhe kanë hedhur inertet e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 2019-ës.



