Një skandal e quan prestigjozja The Guardian, fakin që shumë agjensi humanitare fshehin abuzimet seksuale të punonjësve të tyre, kryesisht femrave. Sipas investigimit të The Guardian, mjaft femra që punojnë në këto organizma humanitare përdhunohen nga koleget apo shefat e tyre dhe pastaj pushohen nga puna. Gazeta sjellë dëshmi konkrete të punonjëseve humanitare, të cilat kanë pësuar këtë përvojë të hidhur gjatë punës së tyre.



