Shpërthimi në Stamboll, rrëfehet gruaja që vuri bombën: Më trajnuan kurdët

Shpërthimi në Stamboll, rrëfehet gruaja që vuri bombën: Më trajnuan kurdët

Ahlam Albashir, gruaja siriane e arrestuar si përgjegjëse për sulmin me bombë që vrau 6 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë të dielën në Stamboll, është rrëfyer gjatë marrjes në pyetje nga policia.

Ajo ka pranuar se ishte trajnuar nga partia kurde PKK dhe nga milicitë e kurdëve sirianë YPG

Një lajm të tillë e ka bërë të ditur media turke, Anadolu duke cituar burime zyrtare.

Për autoritetet e Ankarasë, Abashir dyshohet se ka hyrë ilegalisht në Turqi nga rajoni Afrin në Sirinë veriore dhe ka vepruar sipas urdhrave të dhëna nga Kobane në Sirinë veriore.

Sipas Ministrisë së Brendshme, gruaja synonte të ikte në Greqi nëse nuk arrestohej nga autoritetet turke.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy