
Një avion Antonov An-148 i kompanisë Saratov Airlines, me 65 pasagjerë dhe 6 pjesëtarë ekuipazhi në bord është zhdukur nga radarët pak pasi u ngrit nga aeropori Domodedovo në Moskë. Lajmin e bëjnë të ditur emdiat ruse, të cilat u referohen burimeve pranë shërbimeve të emergjencës në Moskë.
“Ka raportime se avioni ka rënë në afërsi të fshatit Argunovo”, i tha fillimisht një burim agjencisë së lajmeve Interfax.
Ministria ruse e Emergjencave nisi verifikimet mbi rrëzimin e avionit në periferi të Moskës.
Ekipet e shpëtimit kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy trupa. Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura më kalimin e orëve.
Destinacioni i fluturimit ishte Orsk, një qytet pranë kufirit Rusi-Kazakistan.



