Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar me iniciale P. U., pasi ditën e djeshme, në rrugën “Prokop Mima”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me motomjetin e Policisë së Forcës së Posaçme “Shigjeta”. Si pasojë janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë që ndodheshin në motomjet. Njoftimi i policisë: P. U., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Prokop Mima”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me motomjetin e Policisë së Forcës së Posaçme “Shigjeta”. Si pasojë janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë që ndodheshin në motomjet, (drejtuesi shtetasi A. Ll., dhe pasagjeri shtetasi E. P.), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



