Një fosil i një mijëkëmbëshi gjigant është gjetur në një plazh në Anglinë veriore është bërë "insekti më i madh që ka jetuar ndonjëherë", thonë paleontologët.
Fosili u zbulua në janar 2018 në një copë guri ranor që kishte rënë nga një shkëmb në plazh në Gjirin Howick në Northumberland. Shkëmbi ishte çarë, duke zbuluar fosilin.
"Ishte një zbulim," tha Neil Davies, një pedagog i gjeologjisë sedimentare në departamentin e shkencave të tokës në Universitetin e Kembrixhit, i cili tha se fosili u pikas nga një ish-student i doktoraturës.
“Ishte një gjetje tepër emocionuese, por fosili është aq i madh sa u dëshën 4 persona për të ngritur lartë shkëmbin”, tha Davies në një deklaratë për shtyp.
![]()
Mbetjet e fosilizuara të krijesës, të quajtur Arthropleura, datojnë nga periudha karbonifere rreth 326 milionë vjet më parë. Kjo është mbi 100 milionë vjet përpara shfaqjes së dinosaurëve.
Kur ka qenë e gjallë krijesa besohet se ka qenë 55 centimetra (22 inç) e gjerë dhe deri në 2.63 metra (8.6 këmbë) gjatësi, duke peshuar 50 kilogramë (110 paund). Kjo e bënte atë jovertebrorin më të madh të njohur të të gjitha kohërave -- më i madh se akrepat e lashtë të detit që mbanin më parë këtë titull, thuhet në deklaratë.
Ky është vetëm fosili i tretë i Arthropleura që është zbuluar. Dy të tjerët u gjetën në Gjermani dhe ishin shumë më të vogla se ekzemplari i gjetur së fundmi.
Kafshët e artropleurës u zvarritën për rreth 45 milionë vjet përpara se të zhdukeshin. Nuk dihet saktësisht pse u zhdukën, por mund të jetë për shkak të ndryshimit të klimës që nuk u përshtatet atyre. Ose mund të ketë ndodhur gjatë shfaqjes së zvarranikëve, të cilët dominuan të njëjtin lloj habitati.
Fosili do të dalë në ekspozitë publike në Muzeun Sedgwick në Kembrixh, Angli në vitin 2022.



