Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur për mediat pas përfundimit të fjalës së tre kandidatëve që shpalosën platformën e tyre për drejtimit të SPAK.
Ndërsa shpjegoi arsyen përse ishte e pranishme në KLP, Yuri Kim e vuri theksin te integriteti i procesit.
E shoh që ka shumë teori konspirative që qarkullojnë. Dua të shpjegoj pse kam ardhur. Ky është një moment i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe SPAK. Erdha për të thënë se i rëndësishëm është integriteti i procesit. S’jam këtu për t’i thënë askujt se për kë duhet të votojë, apo nuk duhet të votojë. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur. SHBA ka qenë gjithmonë i drejtpërdrejt me popullin shqiptar. Ju e dini faktin se unë nuk jam një person që i bëj gjërat e buta. Unë them atë që nënkuptoj. Përfaqësoj politikën e SHBA-së. Mbetet prioritet i SHBA-së që reforma të zbatohet plotësisht. Është bërë shumë përparim dhe shumë njerëz meritojnë kredite për këtë, duke filluar me qeverinë e këtij vendi. Është bërë shumë përparim dhe shumë njerëz meritojnë meritë për këtë, duke filluar me qeverinë. Merita i shkon edhe opozitës, të tjerëve, mediave apo qytetarëve”.



