
Deputeti socialist Petro Koçi në MCN Live duke komentuar për fushatën zgjedhore u shpreh se kjo forcë politike ka të drejtën për të qenë besimplotë se do fitojë shumicën e njësive vendore në 14 maj. Ndërsa sa i përket sloganit, Koçi tha se është mjaft domethënëse dhe realist dhe se nuk e sheh aspak denigrues, ndërsa shtoi se zgjedhjet e 14 majit kanë rëndësi politike. Sipas tij, Partia Socialiste nuk bën dallime për shkak të bindjeve politike.
Mendoj se PS është informacioni politik që dëgjojmë më mirë se gjithë të tjerët. Ka shumë gjëra që duhen rregulluar sigurisht, por nëse flasim për ecurinë politike qendrore dhe vendore besoj se kemi të drejtën për të qenë besimplotë për të merituar një mandat të ri në shumicën e bashkive në vend. Sa i përket posterit ai është interpretimi i sloganit tonë vetëm përpara dhe kurrë më mbrapa. Është një slogan që më ngjiti shumë, është shumë domethënës, logjik dhe realist, por nëse gjykojmë posterin nuk e shoh denigrues, por shfaq dhe interpreton thelbin e zhvillimit. Dhe pala tjetër nëse ne flasim për gjuhë mund të gjesh plot raste, fjali nga më inkriminueset, por kjo është retorika politike që ndodh në çdo zgjedhje.
Në vijim ai shtoi se fushata që bëjnë kandidatët është me natyrë tjetër, dhe fushata e liderëve të partive është e një natyre tjetër. Sipas tij, të gjithë kryetarët e bashkive prekin çështje konkrete të problemeve vendore.
Veliaj është gjithë kohës në terren dhe gjithë diskuri elektoral i tij ishte i përqendruar në Tiranë, çerdhet, kopshtet, pra nuk jam dakord se po bëhet vetëm debat i natyrës politike. Po të dëgjosh Berishën ai flet vetëm për Ramën. Të gjitha palët e pranojnë se këto zgjedhje kanë rëndësinë politike dhe këtë e kuptojnë të gjitha palët dhe analistët e pavarur. Ne e dimë shumë mirë se njerëzit e zgjedhur nga Berisha janë si njëlloj shprese që nëse fitojnë të përdoren nesër. PS nuk është PD dhe Rama nuk është Saliu. Dhe sa i përket këtyre që janë dënuar, përgjegjësi morale i takon dhe kampit. Por ka një gjë që PS ka zgjedhur distancim të prerë nga çdo rast që janë në fillim me pikëpyetje dhe më pas verifikuar. Për këto çështje ka pasur gjithmonë diskutime. Po të ecësh me logjikën se ky kërcënon palën tjetër dhe ndihmon të tijtë nuk qëndron. PS nuk bën dallim për shkak të bindjeve politike.
Ndërsa po të bësh një krahasim mes qeverisjes së PS dhe PD, sipas Koçit ndryshimi është si nata me ditën.
Ne mund të kapemi me gjithçka, por ne shohim atë që sheh gjithë qyteti dhe Shqipëria. Zhvillimet janë të jashtëzakonshme.



