Marku: Fatkeqësi për demokratët që Basha quan fitore çdo humbje, të lirojë zyrën

Marku: Fatkeqësi për demokratët që Basha quan fitore çdo humbje, të lirojë zyrën

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Paulin Marku, thotë se PD e Lulzim Bashës, ka pësuar humbjen më të thellë në këto vite, dhe jo “Shtëpia e Lirisë”.

Duke folur për MCN TV, ai deklaroi se me rezultatin e zgjedhjeve të djeshme, PD ka dalë si parti e nivelit të dytë, dhe jo sipas siglës që mban.

Çdo humbje quhet fitore për Bashën dhe kjo është fatkeqësi për ne. Lulzim Basha është bërë qesharak, pas çdo lloj humbje apo disfate, thotë se do filloj luftën. Më vjen turp, të them që është drejtues i PD, edhe pse ka bashkëpunuar me mua. PD e vulës dhe e blindimit të zyrave, nuk është realiteti i demokratëve. Pjesëmarrja e demokratëve në zgjedhje, nuk ishte masive, për të qenë përballë një regjimi siç është qeveria 'Rama'. Përveç Shkodrës, e cila ruajti bindjen historike. Demokratët shkodranë treguan dhe njëherë se janë shumë të fuqishëm përballë çdo regjimi, duke votuar Bardh Spahian.

Në mbyllje të fjalës së tij ai kërkoi largimin e kryedemokratit, duke thënë: “Lulzim Basha duhet të lirojë zyrën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy