
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi, për rritjen e çmimit të naftës në nivelin 248 lekë litri dhe nëse reflekton konjukturën në bursa ku çmimi ka rënë, deklaron se për sa kohë që ndërhyn shteti, ka rregullim administrativ dhe se vepron në bazën e disa interesave të caktuara.
Duke folur për MCN TV, Preçi deklaroi se në ditët e sotmen nëse mekanizmi i konkurrencës shpërndan peshën mes konsumatorit, ofruesit të shërbimit dhe qeverisë, por se në rastin konkret ofruesi dhe qeveria janë bërë bashkë dhe po varfërojnë konsumatorin.
Çmimi i naftës nuk reflekton çmimin e bursës. Për çdo lëvizje në bursë bëhet fjalë për 15 mijë euro që shtohen apo hiqen nga qarkullimi. Qeveria ka pasur një vit të frytshëm sa i takon të ardhurave të mbledhura nga shteti. Roli shpërndarës i qeverisë nuk ka funksionuar siç duhet.
Kemi një situatë ku tregu po shfrytëzohet dhe çmimi i lartë reflekton veç të tjerash, edhe një numër të madh taksash aq sa mund të thuhet se ky mekanizëm dhe kjo levë shërben për të mbushur lehtësisht arkën e shteti pa bërë asgjë dhe duke varfëruar konsumatorin.
Për fat të keq edhe pse kriza zgjat prej afro një viti, sot nuk ka asnjë lekë të investuar për përpunimin në vend të naftës, apo për përdorimin e lëndëve zëvendësuese si qymyri.
Nuk ka asnjë masë për blerje energjie, por shkohet me politika ditore. Gjatë kësaj kohe konsumatori është përballur me përkeqësimin e cilësisë dhe dy tre koncensione që mund të ndikonin me 30 apo 50 lekë të vjetra çmimin aktual, si koncensioni i markimit të karburanteve, asnjë qindarkë nuk është kapur kontrabandë, ndërkohë që gëlltit nga pagesa ditore.
Janë disa mekanizma që po të përdoreshin me kujdes mund të kontribuonin në uljen e çmimit dhe përafrimin me vendet e rajonit. Nuk mund të importojë gjithë çfarë konsumon.
Kemi një dekadë të vështirë përpara dhe kjo nuk rregullohet duke penalizuar konsumatorin. Nëse ka faliment të pikave karburanteve, nuk vjen nga konkurrenca, por nga zvogëlimi i konsumit.
Tek ne ka vetëm propagandë dhe qeveria iu gëzohet të ardhurave që mbledh. Ndodhemi në një situata shqetësuese për energjinë, ndoshta dhe më shqetësuese për vijimin.
Në shumë se 1/5 e energjisë që lëshohet në rrjet, humbet, vidhet ose ka humbje. Pesha specifike e konsumit të familjarëve mbulohet kryesisht nga prodhimi vendas dhe e gjithë barra e kësaj krize po mbartet te KESH. Ka probleme serioze të menaxhimit, të fuqisë punëtore.
I pyetur nëse Bordi i Transparencës duhet të vazhdojë të ketë rol në caktimin e çmimeve dhe si e sheh propozimin e Konfindustrisë për ngritjen e një Enti Rregullator për karburantet, deklaroi se ose është ekonomi tregu ose jo dhe se krijimi i bordit është kthim pas.
Sipas tij, është ndërhyrje e qeverisë në ekonomi dhe se varfërohet konsumatori dhe deformohen tregjet.
Nuk duhet të ketë diskutim duhet apo nuk duhet bordi, bordi nuk duhet. Ne i kemi rregullatorët, por ato janë të kontrolluara nga industri, oligarkët. Në vetë Bordin e Transparencës nuk është Autoriteti i Konkurrencës! Është e kuptueshme që nuk përputhet ky bord me rregullimin e konkurrencës.
Shpreh keqardhjen që agjencitë rregullatorë ekzistuese, nuk ndërhyjnë për të tërhequr vëmendjen e qeverisë për të bërë vendimin përkatës. Pjesë e detyrimeve të institucioni që të raportojë sjelljet anti-konkurrencë, siç është krijimi i monopoleve me ligj.
Deklaratën e Kryeministrit Edi Rama se jemi vend me pavarësi energjetike, e cilësoi si pjesërisht të vërtetë.
Me hidrocentralet private u jemi afruar nevojave të vendit. Do jemi të pavarur nëse minimizojmë humbjet, më shumë se 1/5 e energjisë vidhet ose humbet dhe nuk faturohet. Kjo është pjesa që blejmë për hir të vërtetës, nëse do ishte kjo sasi do kishim situatë të balancuar.
Kjo bëhet me politika të mirëmenduara. Ekziston rreziku që bashkë me fashën, të përdoret si instrument për mbifaturimi. Po rikthehet instrumenti bashkë me defektet e veta.
Thirrjet për të kursyer energjinë i përket së shkuarës. Politika duhet të jetë blini, blini blini. Në kushtet e humbjeve që ka sot Shqipëria është e paarsyeshme rritja e çmimit.
Kjo situatë presioni dhe shantazhi për të rritur çmimin, është e dëmshme për ekonominë.
Sa i takon amnistisë fiskale, Preçi tha se këmbëngulja e qeverisë për të kaluar një draft, tregon se personat e përfshirë në aktivitete kriminale brenda dhe jashtë vendit, e kanë marrë sinjalin që të vazhdojnë punën, se shteti mbyll një sy.
Këto politika janë koncensione që i bëhet krimit të organizuar dhe oligarkëve. Ndërtimi i një tuneli apo vepre tjetër hedhin hije dyshimi si një mjet për të përfshirë para që vijnë nga aktivitete kriminale dhe korrupsioni.
Sektori më i dukshëm është ndërtimi shikoni kullat që po ngrihen në tiranë. Shteti po bën një sy qorr dhe një vesh shurdh, duke justifikuar si alibi se mund të hapen vende pune, në një kohë që është shumë larg të vërtetës dhe dëmi është shumë herë më i madh.
As amnistia fiskale dhe legalizimi i kanabisit gjoja miqësor nuk janë zgjidhje, ndërlidhja e këtyre dy drafteve nuk mund të mos çojë në deformime të tjera.



