
Presidenti turk, Erdogan, ka fituar një mandat të ri në zgjedhjet e së dielës. Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve, Sadi Guven, tha se presidenti mori shumicën absolute të votave të vlefshme.
Mediat shtetërore raportojnë se Erdogani ka marrë 53% të 99% të votave të numëruara, ndërsa rivali Muharrem Ince arriti në 31%.
Katër kandidatët e tjerë në garë nuk arritën të kalonin 8.4%.
Rezultatet zyrtare do të shpallen të premten.
Vetë Erdogan mbajti një fjalim për fitoren në Ankara, ku deklaroi se se “fituesi i zgjedhjeve është secili prej 81 milionë turqve”.
Sipas kushtetutës së re, Erdogan merr më shumë pushtet në mandatin e ri. Ndryshimet kushtetuese të miratuara me 51% të votave të turqve vitin e kaluar hyjnë në fuqi menjëherë pas këtyre zgjedhjeve.
Ato përfshijnë:
Emërimin direkt të zyrtarëve publikë, përfshirë ministrat dhe zëvendëspresidentët
Pushtetin për të ndërhyrë në sistemin ligjor të vendit
Pushtetin për të vendosur gjendjen e emergjencës
Po ashtu, edhe kompetencat e kryeministrit kufizohen.
Sipas kushtetutës së re, Erdogan mund të kërkojë një mandat të tretë kur të përfundojë i dyti në vitin 2023, që do të thotë se aim und të mbetet në pushtet deri në vitin 2028.
Parlamenti
Erdogan njoftoi pas shpalljes së rezultateve paraprake se aleanca e drejtuar nga partia e tij, AKIP, fitoi shumicën e Parlamentit me 600 vende.
“Turqia i dha botës një leksion demokracie”, tha Erdogan.



