Shuhet në moshën 94-vjeçare ish-presidenti amerikan Xhorxh H.W Bush (VIDEO)

Shuhet në moshën 94-vjeçare ish-presidenti amerikan Xhorxh H.W Bush (VIDEO)

Shuhet në moshën 94-vjecare ish-presidenti amerikan Xhorxh H.W Bush. Ish-presidenti I 41 I shteteve të bashkuara shërbeu në dy mandate, teksa mediat dhe liderët në botë e përkujtojnë si presidenti e zhvillimeve kulmore globale. Presidenti aktual Donald Trump, e cilëson paraardhësin e tij, si frymëzim dhe një politikan që qëndroi gjithnjë mbi të tjerët dhe situatat.

Ndahet nga jeta në moshën 94-vjecare, Ish-Presidenti I 41 amerikan Xhorxh H.Ë. Bush.  Ka qenë vetë zëdhënësit të tij Jim McGrath I cili njoftoi se bush mbylli sytë për herë të fundit në shtëpinë e tij në Hjuston. George Bush Sr  ishte një aviator i Luftës së Dytë Botërore përpara se të hynte në politikë në vitin 1964 si një republikan. Ai shërbeu si presidenti i 41-të i shteteve të bashkuara mes viteve 1989 dhe 1993, pasi shërbeu po kështu më heret dy mandate si zëvendëspresidenti i ish rivalit të tij Ronald Reagan, përpara se të arrinte majën e pushtetit politik duke fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 1988, duke mposhtur demokratin Michael Dukakis. E ndërsa në zhvillimet globalite niste një periudhe të re që trokiti më 20 janar 1989, Presidenti Bush u gjend në krye të superfuqisë së vetme të mbetur në botë. Ngjarjet pasuan njëra tjetrën: ra Muri i Berlinit; Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari; blloku komunist në Europën Lindore u shkatërrua dhe Lufta e Ftohtë kishte marrë fund. E ashtu sikundër shkruajnë historianët dhe të raportuara ngha mediat amerikane, ishte pikërisht diplomacia e e fuqishme por e përmbajtur e Bush ndihmoi që këto ngjarje të kalonin në paqe dhe harmoni në skenën botërore. Por dukej se presidenti amerikan I asokohe nuk mbante ne fokuys vetëm vendet dhe kontinentet e mëdha. Ballkani ishte surësh në objektivin e tij politik, aq sa në dhjetor të 1992, George H. Ë. Bush publikoi të ashtuquajturën “paralajmërim të Krishtlindjeve”, e cila nuk ishte gjë tjetër vecse një letër drejtuar liderit të Serbisë Sllobodan Millosheviç, në të cilën thuhej se në rast të një konflikti në Kosovë të shkaktuar nga veprimet e Beogradit, SHBA nuk do të qëndronin duarkruq por do të jenë gati të përdorin forcën ushtarake.

Por përpos vlerësimi, Bush u akuzua për shpërfillje të çështjeve të brendshme cka I kushtoi humbjen ndaj Bill Klinton në zgjedhjet e vitit 1992. Duke theksuar bujarinë e shpirtit të tij dhe ciltërsinë për të konsideruar cdo gjë me optimizëm, ai krijoi një miqësi të ngushtë dhe gati të pamundur në sytë e botës me demokratin Bill Clinton, njeriun që i dha fund presidencës së tij. Pas humbjes në zgjedhjet e presidenciale, nuk do të kalonte shumë kohë dhe Bush do të diagnostikohej me Parkinson, cka e bëri të tërhiqej krejtësisht nga politika, rrugë të cilën e vazhdoi fjali I tij xhorxh bush. 

Vdekja e Bushit vjen pasi gruaja e tij 73 vjeçare, Barbara Bush, vdiq në 17 prill në moshën 92 vjeçare. Para funeralit të saj, Bush u fotografua në një karrige me rrota duke vështruar arkivolin e gruas së tij, në një çast që përfshinte jetën e tyre të gjatë histori dashurie. Ndërkohë që sot e gjithë bota, diplomacia dhe politika përkujton karrierën e tij, sic do ta konsiderojë edhe vetë presidenti Donald trump: një president frymëzues. Nëpërmjet autenticitetit të tij unik, çarmatosjes së mendjes dhe përkushtimit të palëkundur ndaj besimit, familjes dhe vendit, Presidenti Bush frymëzoi gjeneratat e bashkëkombësve të tij-deklalron cifti presidencial, duke e vlerësuar lart figurën e presidentit bush.  

Shembulli i tij jeton dhe do të vazhdojë të nxisë amerikanët e ardhshëm për të ndjekur një shkak më të madh. Zemrat tona vuajnë me humbjen e tij dhe ne, me popullin amerikan, i dërgojmë lutjet tona gjithë familjes së Bushit, ndërsa nderojmë jetën dhe trashëgiminë e 41. –thuhet më tel në deklaratë, teksa ish-presidenti  barak Obama mësohet se e kuishte vizituar në fillim të javësh paraadhësin e tij. Ndërkohë që cifti bill dhe hilali klinton thanë se e kishin dashur gjithnjë mikun e tyre presidentin bush, pasi sipas tyre vecse një njeri I shtrenjtë në karrocë dhe I sëmurë, ai kurrë nuk ndali së shërbyeri për familjen , miqtë dhe vetë kombin amerikan.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy