
Tre persona nga Gjilani i Kosovës u arrestuan nga policia shqiptare në afërsi të Fushë-Krujës pasi operonin si një grup kriminal i trafikut të lëndëve plasëse.
Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve në MCN Tv se kjo lëndë nuk i shërben majës së krimit të organizuar pasi ata përdorin C4, por për të bërë shpërthime, për të çuar mesazhe dhe paralajmërime.
Duke vijuar Bregu tha se bashkëpunimi i krimit mes Shqipërisë dhe Kosovës ka filluar të forcohet gjithnjë e më shumë.
Kjo nuk do t’i shërbente krimit të organizuar, është një pjesë e grupeve më të vogla. Krimi i organizuar ka evoluar shumë dhe s’përdor më tritol. Në rastet e tritolit ajo kontribuon e blerë pagesë tek të rinjtë për të bërë shpërthime që janë mesazhe dhe nuk rrezikojnë jetën e askujt. Grupi nga Kosova ka pasur lidhje të shkurtër në Shqipëri. Nuk bëhet fjalë për ndonjë majë të lartë. Ata organizata kriminale të forta në Shqipëri që i duhet eksploziv nuk e kanë të vështirë për ta gjetur në këtë vend dhe do të jetë C4.
Tritoli i ka shërbyer. Vitin e kaluar mund të kemi 2-3 raste që nga Shqipëria lëndë shpërthyese dhe armë i janë çuar Kosovës dhe Republikë së Maqedonisë së Veriut.
Të bën përshtypje si nga Kosova po marrim tritol. Më tepër sesa shqetësim për sasinë e madhe të tritolit që është kapur është për shqetësim të derivateve të bashkëpunimeve të krimit Kosovë-Shqipëri që ka qenë prezentë viti pas viti, por si duket ka filluar të strukturohet gjithmonë e më shumë.



