Çifti i artë/ Ivanka Trump dhe Jared Kushner fituan 82 milionë dollarë në një vit

Çifti i artë/ Ivanka Trump dhe Jared Kushner fituan 82 milionë dollarë në një vit

Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, kanë fitur të paktën 82 milionë dollar në vitin 2017, viti i tyre i parë në Shtëpinë e Bardhë. Por këto fitime kanë ardhur nga kompani jashtë presidencës amerikane.

Të dhënat dalin nga dokumente financiare të shpërndara ditët e fundit. Në bazë të tyre rezulton se Ivanka Trump, që është njëkohësisht edhe këshilltare e presidentit, ka fituar 3.9 milionë dollarë nga pjesa e saj në Trump International Hotel në Uashington, dhe rreth 2 milionë të tjera nga Organizata Trump.

 Ndërsa i shoqi, Jared Kushner, ka regjistruar 5 milionë dollarë nga Qail Ridge, një kompleks apartamentesh në Nju Xhersi, i blerë vitin e kaluar nga kompania imobiliare e familjes së tij.

Çifti vijon të marrë fitime nga kompani “të jashtme” ndësa të dy janë të impenjuar në rolet e tyre të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë.

 Sipas ekspertëve të “Washington Post”, këto të ardhura mund të krijojnë një konflikt potencial interesi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy