Përfshihet në flakë servisi i makinave në Pukë, plagoset lehtë punëtori

Përfshihet në flakë servisi i makinave në Pukë, plagoset lehtë punëtori

Një person ka mbetur i plagosur në Pukë teksa ka shkaktuar zjarr pa dashje në servisin ku punonte teksa ishte duke salduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në qytetin e  Pukës, në një servis makinash, gjatë punës si pasojë e saldimit në automjetin tip "Skoda", në pronësi të shtetasit E. A, është shkaktuar zjarr.

Si pasojë është dëmtuar automjeti si dhe ka marrë disa dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën punonjësi  që kryente saldimin e automjetit, shtetasi Sh.G.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe zbardhjes së plotë të shkaqeve dhe dinamikës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy