Qeveria e re e Sirisë pezullon kushtetutën dhe parlamentin për tre muaj

Qeveria e re e Sirisë pezullon kushtetutën dhe parlamentin për tre muaj

Obaida Arnaout, zëdhënësi i ri i qeverisë së Sirisë, thotë se "do të krijohet një komitet gjyqësor dhe i të drejtave të njeriut për të shqyrtuar kushtetutën dhe më pas për të futur ndryshime".

Arnaout i tha agjencisë së lajmeve AFP se një takim do të mbahej të martën "midis ministrave të Qeverisë së Shpëtimit dhe ish-ministrave" të administratës së al-Asad për të kryer transferimin e pushtetit.

Kjo periudhë kalimtare do të zgjasë tre muaj,” shtoi ai. “Prioriteti ynë është ruajtja dhe mbrojtja e institucioneve.”

Duke folur në selinë qendrore të televizionit shtetëror, tashmë të kapur nga autoritetet e reja rebele, Arnaout u zotua se do të krijonin "shtetin e ligjit".

Të gjithë ata që kryen krime kundër popullit sirian do të gjykohen në përputhje me ligjin”, shtoi ai.

I pyetur për liritë fetare dhe personale, ai tha se "ne respektojmë diversitetin fetar dhe kulturor në Siri", duke shtuar se ato do të mbeten të pandryshuara.

Ndërkohë Kryeministri i ri i përkohshëm i Sirisë është zotuar të mbrojë të drejtat e pakicave dhe të sjellë sigurinë në vend.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy