
Një ditë pas shembjes së pallateve te Rruga Ura, banorët ende vijnë dhe shohin gërmadhat dhe shembjet që në disa shkallë pallati edhe vazhdojnë.
Një banor i intervistuar nga gazetari Besmir Pula, tha për mikrofonin e “MCN live”, se i kanë larguar pa arritur të marrin asnjë rrobë trupi edhe pse u ishte premtuar kamionët e bashkisë që do u vihen në dispozicion për ti tërhequr plaçkat e shtëpisë.
Banorit thotë se nga 2 dhomë e kuzhine sa kishte te ky pallat, do të marrë vetëm një dhomë e një kuzhinë.
Sipas tij, ata janë të detyruar ti pranojnë sepse nuk kanë ku të fusin kokën.
Fillimisht më tha që do ti nxirrni mobilet orenditë, plaçkat, veglat e punës që kam unë. Më th vet kryeinspektori qe do të ndihmoj me kamionë të bashkisë për plaçkat, dhe kur erdha të nesërmen me tha ai, ik se të kap me shkelma.
Unë ë kam firmosur bonusin e qirasë, të gjitha letrat i kam firmosur, kam pas 2+2, tani më japin 1+1, çfarë të bëj më duhet të pranoj, nuk ka se ku të fus kokën.



