Një sherr banal mes dy kushërinjve në Peshkopi është mbyllur tragjikisht. Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë ku shtetasi H. Tusha u konfliktua me të afërmin e tij, Agron Tusha.
Ky i fundit para tri ditësh, është konfliktuar me H. Tushën duke i kërkuar që të mos ia shikonte më me sy bashkëshorten.
Ai e ka sulmua me sende të forta kushëririn e tin duke e plagosur rëndë.
“Mos ma shiko më gruan”, i bërtiste Agron Tusha kushëririt teksa e godiste. H. Tusha ka qenë në gjendje të rëndë prej tri ditësh në spital dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ndërkohë, policia ka arrestuar Agron Tushën, 43 vjeç, për ngjarjen.



