Tina Turner rikthen këngën e saj të famshme

Tina Turner rikthen këngën e saj të famshme

Përpara pak ditësh mbushi 80 vjeç. Legjenda e këngës, Tina Turner është kthyer më energjike se më parë, dhe ndonëse vitin e kaluar rrëfente se ishte tërhequr nga industria e muzikës- ajo paska punuar me producentin norvegjez Kygo për një remiks mbi këngën e saj ikonë “What’s Love Got To Do With It?”, të publikuar për herë të parë në 1984-n.

Kygo 28-vjeçar e dha lajmin vetë përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me foton në krah të Tinës. 

Remiksi sipas tij do të dalë këtë të premte.

DJ norvegjez bëri histori vitin e kaluar kur remiksi i tij me këngën “Higher Love” të Whitney Houston-it, i siguroi këngëtares së ndjerë hitin e saj të parë postmortem që përfundonte ne listën e 100 këngëve më të mira. Albumin e saj të fundit, Twenty Four Seven, Tina Turner ndërkohë e publikoi në vitin 1999.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy