
Japonia ka lëshuar një paralajmërim për cunami pas një tërmeti me magnitudë 7.6 ballë që goditi rajonin qendror.
Banorëve në zonën bregdetare Noto në prefekturën Ishikawa iu kërkua të evakuoheshin menjëherë tha transmetuesi kombëtar NHK.
NHK raportoi se në Noto dallgët kishin arritur deri në 5 metra.
Autoritetet kanë lëshuar gjithashtu paralajmërime për cunami për prefekturat fqinje Niigata dhe Toyama, duke paralajmëruar se dallgët atje mund të arrijnë 3 metra.
Televizioni publik shkroi "EVACUATE" me germa të mëdha, duke u bërë thirrje banorëve të largohen në vendet më të larta pavarësisht motit dimëror.
Njerëzit kanë postuar gjithashtu video të tërmetit nga shtëpitë e tyre dhe nga brenda stacioneve të metrosë.
Operatori më i madh i energjisë bërthamore në vend, Kansai Electric, tha se nuk kishte "asnjë anomali" në centralet bërthamore në zonën e prekur.



