Apeli i GJKKO ka hequr sekuestron e vilës së nënës së deputetes Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi.
Ndërkaq ka mbetur në fuqi sekuestroja e vilës së deputetes Monika Kryemadhi.
Kjo e fundit më herët ka paralajmëruar rekurs në Gjykatën e Lartë për këtë çështje.

Në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK Kryemadhi tha që të dyja banesat janë të ligjshme dhe janë blerë me kredi.
Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta tha:
“Apeli ka vendosur, vila e Monika Kryemadhit do vazhdojë të mbetet në sekuestro, ndërsa vila e nënës së saj do hiqet sekuestro, për pronën e Fatime Kryemadhit, pasi rezulton se është vendosur padrejtësisht. Prona mund të përdoret nga Kryemadhi. Nëse ata do gjenden fajtor dhe do dënohet, SPAK i lind e drejta për konfiskim, por në këtë moment jemi në sekuestro preventive”.



