Ndërron jetë në moshën 52-vjeçare Imzot Simon Kulli

Ndërron jetë në moshën 52-vjeçare Imzot Simon Kulli

Ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare Ipeshkvi i Dioqezës së Sapes Imzot Simon Kulli. Nga sa mësohet Ipeshkvi Kulli ka pësuar arrest kardiak mëngjesin e kësaj të shtunë.

 

Simon Kulli lindi 14.02.1973 në fshatin Pistull të Dioqezës së Sapës. Fshat ky, 20 km nga Shkodra. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në fshatin Pistull.

 

Me 2 shkurt 1992 hyri në Seminarin Ndërdioqezan Shqiptar “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër, dhe kryen dy vite parapërgatitje për fillimin e studimeve filozofike e Teologjike.

 

Në vitin 1994 fillon studimet e Filozofisë; pas dy viteve, në vitin 1996 fillon studimet e Teologjisë, ndërsa me 14 shtator të vitit 1999 shugurohet diakon në Katedralen e Shkodrës/

 

Gjatë periudhës së diakonatit, nga shtatori deri në Janar të vitit 1999 shërbeu në Katedrale të Shkodrës me famullitarin Dom Lucjan Avgustini, dhe nga janari i vitit 2000 deri në qershor shërbeu në Dajç të Zadrimës me dom Injac Dema Vikari Gjeneral i Dioqezës.

 

Dhe me 29 qershor të vitit Jubilar 2000, shugurohet meshtar po në Katedralen e Shkodrës së bashku me katër meshtarë të tjerë shqiptarë nga Imzot Angelo Massafra. Këta janë shugurimet e para meshtarake që u shuguruan pas 46 viteve të regjimit komunist në Shqipëri. 

 

Pas shugurimit meshtarak, menjëherë u emërua në Dajç të Zadrimës dhe shërbeu si ndihmës famullitar pranë Mons. Injac Demës, e njëkohësisht ishte dhe Sekretar i Ipeshkëvit të Dioqezës së Sapës, në atë kohë, Imzot Dodë Gjergjit. Në Dajç shërbeu nga viti 2000 – 2002.

 

Në vitin 2002, dom Simoni emërohet Kancelar Dioqezan i Sapës.

 

Prej vitit 2006 e deri në ditët e sotme ushtron detyrën e Famullitarit të Katedrales “Shën  Tereza e Kalkutës” – Vau-Dejës. Nga viti 2001 deri në vitin 2012 kreu detyrën e Drejtorit të Caritasit Dioqezan të Sapës. Po nga viti 2010 deri më 25 maj ushtroi detyrën e Delegatit të Caritasit Dioqezan, si edhe detyrën e Vikarit Gjeneral dhe Ekonomit të Dioqezës së Sapës.

 

Me kalimin në amshim të ipeshkëvit, Imzot Lucjan Avustini, me 25 maj 2016, Dom Simon Kulli zgjidhet nga Këshilli i Konsultorëve “Administrator Dioqezan i Dioqezës së Sapës” .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy