Euro 2024, Shehu: Spanja favorite, me skuadrën që kemi jemi optimistë për kualifikim (VIDEO)

Euro 2024, Shehu: Spanja favorite, me skuadrën që kemi jemi optimistë për kualifikim (VIDEO)

Ish-futbollisti Ylli Shehu, për grupin në Kampionatin Europian 2024, ku Shqipëria ra me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë thotë se të gjitha ndeshjet janë të forta në europian dhe nuk duhen paragjykuar.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se me lojtarët që kemi bërë dhe rezultatet që kemi arritur duhet të përballemi edhe me skuadra më të forta.

Me këtë që ka arritur Sylvinjo do bëj diçka dhe ky grup lojtarësh është ndër më të mirat që ka pasur Shqipëria, jemi optimistë për kualifikim.

Spanja është më lartë varet nga mënyra si do të vendosë ekipin Shqipëria. Italia dhe Kroacia nuk kanë arritur të jenë bindëse për hyrjen në europian.

Me elementët që kemi, nuk e di se kush do shkojë deri në fund.

Me elementët që kanë luajtur deri tani janë të gjithë lojtarë që kanë treguar se janë të aftë për tu përballur me lojtarë mbi nivelin e mesatares, jo të lartë fare.

Jemi të gjithë dakord me faktin se Spanja ka një ekip shumë të mirë dhe do zërë vendin e parë.

Këto janë ndeshje eliminatore, një ndeshje e vetme, janë si finale, varet nga pak fati, shpirti i garës.

Mendoj se në Gjermani do të kemi mbështetje shumë të madhe nga tifozët dhe do japin diçka më shumë çunat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy