
Jennifer Lopez dhe Marc Anthony janë ndjerë prindër krenarë, sepse vajza e tyre 12-vjeçare po boton librin e saj të parë.
Çifti i dikurshëm ndajnë bashkë binjakët 12-vjeçar Emme dhe Max, dhe të premten të dy postuan në rrjetet sociale duke shprehur emocionet për librin e parë të vajzës Emme.
Libri i ardhshëm i Emme, "Lord Help Me", do të jetë në dispozicion për tu blerë në fund të shtatorit dhe është i përbërë nga lutjet e përditshme të adoleshencës.
J-Lo ndau një seri fotografish të Emme dhe një pamje të kopertinës së librit në Instagram dhe shkruan: "Jam shumë krenare për vajzën time Emme, dhe jam e lumtur që ajo ndan lutjet e saj të përditshme në këtë libër. Ky libër do t'u ofrojë familjeve një mënyrë për të përqafuar paqen dhe fuqinë e besimit të përditshëm. Libri del në shtator, por mund të shikoni një pjesë në Instagramin tim", shkruan J-Lo.
Gjithashtu edhe babai Marc ka bërë një status ku duke tepër i lumtur. "Jam shumë i lumtur që ja dole, më bëre një baba krenarë. Mezi pres të dal libri yt", shkruan Anthony.



