Kumanovë, burri vret me thikë gruan dhe vjehrrën

Kumanovë, burri vret me thikë gruan dhe vjehrrën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Kumanovë, ku një 46-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten dhe nënën e saj. Pas kësaj, ai është hedhur nga pallati ku banonte, duke humbur jetën.

46-vjeçari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Sipas mediave vendase, autori është denoncuar disa herë për dhunë në familje.

Sipas informacioneve të raportuara, çifti kishte dy fëmijë të mitur. Autoritetet maqedonase po hetojnë shkaqet e ngjarjes.

Rreth orës 14:25 në bazë të kallëzimit të pranuar, në një banesë në Kumanovë, zyrtarët policorë kanë gjetur të vdekura 40-vjeçaren E.A.J nga Kumanova dhe nënën e saj P.N., të cilat paraprakisht janë vrarë me thikë nga 46-vjeçari D. J., nga Kumanova (bashkëshorti i E.A.J). Më pas D. J ka plagosur veten dhe është hedhur nga dritarja. D.J është transferuar në spitalin e Kumanovës, ku edhe ka ndërruar jetë”, njofton MPB.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy