Lista Serbe: Nuk marrim pjesë në votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave me shumicë serbe

Lista Serbe: Nuk marrim pjesë në votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave me shumicë serbe

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës – njoftoi se nuk do të marrë pjesë në një votim për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, i cili është caktuar për 21 prill.

Kreu i Listës Serbe, Zllatan Elek , tha se “qëndrimi i partisë është të mos marrë pjesë në referendumin e thirrur nga Albin Kurti [kryeministri i Kosovës], sepse ai bëri gjithçka që ai të dështojë”.

Elek tha se janë vendosur “procedura të parealizueshme” për votimin e 21 prillit dhe se listat e votuesve “nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në terren” dhe se numri i shqiptarëve në listat e votuesve "është rritur".

Për dy muaj në të gjitha komunat numri i votuesve është rritur në mënyrë disproporcionale, për 433 për qind”, tha ai, por pa sjellë ndonjë provë për pretendimin e tij.

Votimi për shkarkimin e krerëve të komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok do të mbahet më 21 prill. Vendimi i KQZ-së erdhi pasi u verifikuan firmat e qytetarëve në peticionet për shkarkimin e kryetarëve të komunave me shumicë serbe.

Mbledhja e firmave u bë pasi qeveria e Kosovës lëshoi një udhëzim administrativ, me qëllim që t'i hapte rrugën shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në komunat e veriut, për shkak se popullata vendase serbe nuk ka pranuar kryetarët shqiptarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy