Këshilltari bashkiak demokrat Dorian Teliti, bllokimin nga Bashkia Tiranë të llogarive të 30 mijë kompanive për shkak të debive me taksën e ndërtesave, e sheh si tejkalim kompetence.
Duke folur për “MCN Economy”, ai deklaroi se nuk mund të bllokohen të gjithë llogaritë bankare, por duhet bllokuar vlera e detyrimit dhe më tej duhen ndjekur procedurat.
Nga doli ky detyrim? Çdo detyrim duhet paguar. Pse këta nuk ishin në dijeni paraprakisht për detyrimet, bizneset duhet të informoheshin.
Nëse vonesa ka ndodhur nga strukturat shtetërore nuk mund t’i ndëshkosh me kamatëvonesa dhe gjoba.
Bllokimi i llogarisë, është tejkalim i kompetencave të Bashkisë Tiranë. Sidomos tani që jemi para zgjedhjeve, arka e bashkisë duhet plot.
Se kështu fitohen zgjedhjet, jo në mënyrë të lirë dhe të ndershme.
Përdorimi i buxhetit si qendror dhe lokal në fushatë zgjedhore, është dhe një nga problematikat kryesore që është konstatuar në raporton e OSBE-ODHIR.
Teliti shtoi se në mbledhjen e nesërme të këshillit bashkiak të Tiranës, do të trajtohet kjo problematikë.
Ai nënvizoi se detyrimi duhej paguar nga kompanitë, por deklaroi se subjektet duhet të njoftoheshin në kohë dhe jo t’iu vinte surprizë.



